Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Lipjan, arrestohen shtatë persona

Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Lipjan, arrestohen shtatë persona

Shtatë persona janë arrestuar pasi drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:10, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu edhe dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 €  para kesh, 200 denar MK, një veturë,  6 telefona celular,  6 PC,  dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc.

“Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 €  para kesh, 200 denar MK, një veturë,  6 telefona celular,  6 PC,  dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc”, thuhet në raport.

Tutje në raport, thuhet se të gjitha veprimet janë ndërmarre në konsultim me gjyqtaren e procedurës paraprake dhe prokurorin e prokurorisë speciale.

“Shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Aktuale