Ministrja Haxhiu dhe ambasadorja e Suedisë diskutojnë për sundimin e ligjit
BKT
Lajme

Ministrja Haxhiu dhe ambasadorja e Suedisë diskutojnë për sundimin e ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zhvilloi një takim me ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmack Ahliny dhe zyrtarin politik Olle Ingvarsson.

Duke shprehur falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, ministrja Haxhiu i informoi më shumë rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë dhe çështjeve të përbashkëta në fushën e sundimit të ligjit.

"Në anën tjetër ambasadorja znj. Karin Hernmack Ahliny vuri theksin te respektimi i të drejtave të njeriut, dhe njoftoi Ministren e Drejtësisë Haxhiu lidhur me kontributin e Suedisë në fusha të ndryshme, në veçanti në sundimin e ligjit", thuhet në njoftim.

Nga të dy palët u shpreh vullnet për bashkëpunim me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit.


MË SHUME NGA Lajme