Ministri Çeku bëri homazhe për kompozitorin Fahri Beqiri
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë homazhe për të nderuar veprën e Fahri Beqirit.
Mëngjesin e sotëm u dha lajmi se arti shqiptar humbi edhe një prej emrave më të shquar të industrisë së muzikës.
Në moshën 85 vjeçare ndërroi jetë kompozitori Fahri Beqiri.
Ai ishte autor i shumë veprave muzikore dhe për vite me radhë punoi në fushën e muzikës me shumë përkushtim. Telegrame ngushëllimi për vdekjen e kompozitorit kanë shkruar emra të njohur si nga fusha e muzikës ashtu edhe politikanë e të tjerë.
Për të nderuar veprën e tij, sot u bënë homazhe në Teatrin Kombëtar, ku miq, kolegë e politikanë ishin të pranishëm për të ngushëlluar familjarët e Beqirit.
Në ceremoninë komemorative për kompozitorin e ndjerë mori pjesë edhe Ministri Hajrulla Çeku, i cili bashkë me nënkryetaren e Kuvendin e Kosovës, Saranda Bogujevcin dhe këshilltarin e Ministrit, Liburn Jupolli, bënë homazhe para arkivolit të Fahri Beqirit.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Kombi shqiptar gjithëmonë do ta vlerësoj lartë për kontributin e tij të pazëvendësueshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MKRS-së.























