Nehat Thaçi pezullohet nga detyra e drejtorit të SHKK-së

Nehat Thaçi pezullohet nga detyra e drejtorit të SHKK-së

Nehat Thaçi është pezulluar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHKK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri në Ministrinë e Drejtësisë, Blerim Sallahu përmes një postimi në Facebook.

“Sot, kemi pranuar vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për pezullimin nga detyra të z. Nehat Thaçi – Drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së”, thuhet në postimin e tij.

Ai bëri të ditur se ditëve në vijin presin ftesë nga KSHVD-ja që t’i paraqesin faktet për shkarkimin e Thaçit.

“Ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve tona që e mbështesin kërkesën tonë për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së”.

 


MË SHUME NGA Aktuale