Borrell flet para darkës në të cilën do të marrin pjesë edhe Kurti e Vuçiq

Borrell flet para darkës në të cilën do të marrin pjesë edhe Kurti e Vuçiq

​​​​​​​Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka informuar se do të presë gjatë ditës së sotme, gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Borell shprehet se ky ishte një takim informal me liderët e Ballkanit.

“Sot do t’i mirëpres gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. Kjo është tradita që të diskutohet për regjionin me regjionin”, ka thënë Borrell.

“Kjo është një mbledhje formale, ku mund të diskutojmë formalisht lidhur me tema strategjike dhe sfiduese për Evropën dhe regjionin e Ballkanit”, ka thënë Borrell.

“Ne konsiderojmë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë një nga prioritet më të larta të Bashkimit Evropian”, shtoi Borrell.

Numri një i diplomacisë së BE-së shtoi se takimi na jep mundësinë, që të flasim më shumë për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik. 

Borell vlerësoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi kyçe për vetë BE-në.


MË SHUME NGA Aktuale