Kusari-Lila: Dialogu për një dekadë po e mban peng çdo qeveri

Kusari-Lila: Dialogu për një dekadë po e mban peng çdo qeveri

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila deklaroi se Qeveria e Albin Kurtit në pesë pikat kryesore të planit të saj qeverisës do të ketë konsensus edhe me subjektet opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Ajo në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se procesi i dialogut me Serbinë mbetet tema kryesore ku pozitë e opozitë duhet të bëhen bashkë.

“Pesë tema janë që Kurti të cilat në vazhdimësi edhe në fushatë ka thënë që për këto tema do të kemi konsensus pozitë e opozitë bashkë. Njëra nga to është dialogu që në vazhdimësi për një dekadë po mban peng çdo qeveri. Nëse ne nuk e ndryshojmë qasjen mbetet keq pasi ka një dekadë që jemi duke u marrë me këtë çështje. I provuam të gjitha rrethanat ku treguan se nëse dialogu nuk e ka konsensusin e të gjithëve do të mbetet kështu”, tha Kusari-Lila duke shtuar se përfshirja e opozitës duhet të jetë edhe për përcaktimin e agjendës dhe çështjeve tjera.


MË SHUME NGA Aktuale