10 shtetet që arritën të kualifikohen në finalen e ‘Eurovision 2021’
BKT
Kulturë

10 shtetet që arritën të kualifikohen në finalen e ‘Eurovision 2021’

Sonte është mbajtur nata e parë e festivalit.

Dhe, sapo janë zgjedhur shtetet të cilat do të vazhdojnë për në natën finale, shkruan lajmi.net.

Faqja e Eurovision në faqen e saj zyrtare në Facebook ka njoftuar se Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Çipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina janë kualifikuar.

Ndryshe, është njoftuar se ngjarja u mbajt sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme  mbrojtëse kundër pandemisë.

Rikujtojmë se, finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 22 maj./Lajmi.net/


MË SHUME NGA Kulturë