14:59 / 19.05.2021
Traumë, jo lojë - marshojnë gjimnazistët e Prishtinës
"Mos hesht trego", "Mos ma prish fëmijërinë", janë thirrjet kryesore të protestuesve, të cilët po kërkojnë barazi, arsim dhe edukim seksual në shkollë.
Me parullën "Traumë, jo lojë", nxënës të gjimnazeve "Sami Frashëri", "Xhevdet Doda" dhe "Ahmet Gashi" po marshojnë në sheshet e kryeqytetit.
Kjo pas raportimit të një rasti të ngacmimit seksual të një vajze të mitur nga një nxënës i shkollës fillore "Faik Konica" në Prishtinë.
Rreshtit të parë të protestuesve i është bashkuar edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga.























