Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 14:30
BKT
Lajme

Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 14:30

Pas më shumë se dy orë diskutimesh, deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauzë deri në ora 14:30.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë ku në rend dite është interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”, raporton Ekonomi Online.

Opozita ka kritikuar Qeverinë për uljen e shtesave të skemave sociale, ku kanë kërkuar që të shqyrtohet ky vendim edhe njëherë.


MË SHUME NGA Lajme