Mehaj vlerëson lart punën e njësisë së deminimit të FSK-së
BKT
Lajme

Mehaj vlerëson lart punën e njësisë së deminimit të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka inspektuar njësinë e Kompanisë së Deminimit të FSK-së e angazhuar në operacionin e deminimit në zonën e fshatit Seçishtë të Hanit të Elezit.

Mehaj u njoftua me misionin, detyrat, strukturën organizative, personelin, pajisjet, trajnimet, si dhe ushtrimet dhe operacionet e përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare.

Ai shprehu vlerësimin e lartë për, siç tha, “detyrën e shenjtë në shpëtimin e jetëve, rezultatet kulminante të arritura deri më tani, shkallën e lartë të profesionalizimit dhe shkathtësive të demonstruara të pjesëtarëve të kompanisë së deminimit”.

Në fund, Meha siguroi se në cilësi të ministrit të Mbrojtjes, do të ofrojë të gjithë angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen maksimale për realizimin e suksesshëm të planit të njësisë në kuadër të operacioneve të tyre të deminimit dhe asgjësimit të mjeteve të pashpërthyera.

Operacionet e deminimit të FSK-së, përveç në fshatin Seçishtë, në të njëjtën periudhë janë duke u realizuar edhe në tri zona tjera si në Babaj Bokës të Gjakovës, Varosh dhe Parku i Lirisë së Ferizajt.

Bashkë me Mehajn ishte edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, kryetari komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe deputeti Mirsad Shkreta.


MË SHUME NGA Lajme