14:07 / 24.05.2021
Ambasada e Zvicrës në Kosovë uron Gjonin për suksesin e arritur
Përfaqësuesi i shtetit zviceran në Eurovision bëri krenar të gjithë.
Gjon Muharremaj, zuri vendin e tretë në Eurovision duke i dhënë suksesin e madh Zvicrës teksa e renditi e treta në tabelë.
Prej shumë urimeve që Gjoni ka marrë pas finales, nuk ka munguar edhe urimi i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Përmes një statusi të publikuar në faqen e tyre zyrtare, Ambasada e ka uruar.
“Urime Gjon Muharremaj që përfaqësojë Zvicrën në Eurovision dhe mori çmimin e Jurisë. Gjon është i lindur në Zvicër, me baba kosovar dhe nënë shqiptare”, shkruajnë ata.
Ndryshe, Italia ishte ajo e cila zuri vendin e parë këtë vit në Eurovision.
























