Dreshaj: Qeveria duhet ta ketë prioritet Ligjin për Sëmundjet Ngjitëse
BKT
Lajme

Dreshaj: Qeveria duhet ta ketë prioritet Ligjin për Sëmundjet Ngjitëse

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë se raportimet e ministrit të Shëndetësisë duhet të jenë më të shpeshta si dhe shumë projekt-ligje duhet të trajtohen me prioritet.

Ai tha se prioritet duhet të jetë plotësim-ndryshimi i Ligjit për sëmundjet ngjitëse.

“Raportimet e Ministrit të Shëndetësisë duhet të jenë të shpeshta varësisht nga nevoja dhe jo të rralla siç ceken në plan të punës, e dyta janë shumë projekt-ligje që duhet të trajtohen për periudhë afatshkurtër prandaj prioritet për trajtim duhet të jetë plotësim ndryshimi i Ligjit për Sëmundjet Ngjitëse dhe Ligjit për Shëndetësi, dhe e treta si Komision të bëjmë presion mbi qeverinë që të rrisim numrin e vaksinave e të hapim më shumë qendra të vaksinimit”, tha deputeti Dreshaj.


MË SHUME NGA Lajme