17:28 / 24.05.2021
Kurti nesër dhe pasnesër takon Haradinaj dhe Abdixhikun
Takimi mes tyre do të mbahet me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministri Albin Kurti, do të takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të martën në orën 12:00.
Në këtë takim, Kurti dhe Haradinaj, do të diskutojnë për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, e ka konfirmuar takimin mes tyre, duke bërë me dije se ai do të mbahet të mërkurën në orën 11:00
Ndërsa, kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti.























