Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, për "ME NJË VAKSINË NUK ÇEL VERA".
Nora Binxhiu Vokshi - disenjatore, flet për :PUNIME ARTISTIKE NË PJATË dhe
DHURATA TË PERSONALIZUARA ME GURË.
Bekim Ramku nga Fondacioni i Arkitekturës së Kosovës, flet për
PJESËMARRJEN NË BIENALEN E ARKITEKTURËS NË VENEDIK.
Mbahet JAVA E BIBLIOTEKËS, DIGJITALIZIMI I REVISTAVE SHKENCORE ME QASJE TË HAPUR, e ftuar Rudina Tahiraj - zyrtare ekzekutive e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























