44 vjet nga shfaqja e filmit `Star Wars`
Filmi i parë i Star Wars: A New Hope, i regjisorit të madh amerikan George Lucas, doli në kinema për herë të parë në 25 maj 1977, dhe u shndërrua në një fenomen dhe trend kulturor botëror që ende është gjallë.
“Një film për një gjeneratë që po rritet pa përralla – George Lucas.
Në suksesin marramendës të Star Wars: A New Hope (1977) janë shtatë Oscars, 461 milionë dollarë shitje të biletave në kinemas vetëm në ShBA, dhe afro 800 milionë botërisht. Aktorja Carrie Fisher, tanimë e ndjerë, më vonë për Time Magazine u shpreh se “Nuk ishte vetëm një premierë filmi, ishte një tërmet”. Kinematë ishin stërmbushur, dhe njerëz prisnin rradhë për bileta si asnjëherë më parë në historinë e filmit.
George Lucas ishte frymëzuar nga seritë e Flash Gordon, dhe filmat me samurai të Akira Kurosawa-s, veçanërisht The Hidden Fortress, si dhe veprës madhështore të Joseph Campbell “The Hero with a Thousand Faces”.
Gazetari i Chicago Sun-Times, autori, kritiku i filmit, dhe fituesi i çmimit Pulitzer Prize for Criticism, Robert Ebert, në një artikull të 1977-es në CST për filmin Star Wars: A New Hope shkroi:
“Ajo që e bënë përvojën e Star Wars unike, është fakti se ndodhë në një vend qesharak por edhe të pafajshëm. Zakonisht është dhuna ajo që më tërheq aq thellë në një film – një dhunë që zgjatet prej torturave psikologjike të Bergman-it e deri te përtypjet e pamendta të peshkaqenëve të Jaws. Ndoshta filmat që na frikësojnë e gjejnë rrugën më të lehtë për të na pushtuar imagjinatat”.
“Por në Star Wars nuk ka fare dhunë (por edhe kur ka, është disi e paraqitur si romantike dhe pa gjak). Në vend të saj (dhunës), është argëtimi aq i drejtpërdrejtë dhe i thjeshtë, sa që të gjitha komplikimet e filmave modernë avullohen”, shkroi Robert Ebert.
Filmi Star Wars: A New Hope është filmi i parë i trilogjisë origjinale, që u shndërrua në një fenomen kultur bona-fide; që nuk është më vetëm film, por një industri enorme kulturore dhe universale e filmit, serive televizive, librave komik, lodrave, video lojërave, dhe produkteve të ndryshme të panumërta.
Filmat e Star Wars kanë një renditje jo-kronologjike, pasi George Lucas filmat e tij i ideo më ndryshe se ç’bëhet zakonisht. Ato fillojnë me episodet IV, V, VI e pastaj me I,II,III, dhe pastaj pas shitjes së drejtave të autorit Walt Disney-t në 2012, janë prodhuar edhe tre episodet e tjerë VII,VIII,IX.























