Kastrati: Kurti nuk ka qenë pjesë e UÇK-së
BKT
Lajme

Kastrati: Kurti nuk ka qenë pjesë e UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Kadri Kastrati ka mohuar që Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së.

Kastrati ka thënë se Albin Kurti as me armë e as me uniformë s’ka qenë pjesë e UÇK-së në zonën ku ai ka qenë komandant.

“Unë kam qenë pjesëtar i ZOLL(Zonës Operative të Llapit) dhe zotin Kurti as s'e kam parë dhe as s’kam dëgjuar që ka qenë pjesë e ndonjë njësie. Unë mundem me thanë që nuk ka qenë, ndoshta Rrustem Mustafa ka menduar se Kurti ka qenë pjesëtar i UÇK-së, duke shërbyer në zyrën e Adem Demaçit por jo si luftëtar. As me armë as me uniformë ai nuk ka qenë pjesë dhe mund të them me përgjegjësi që ai nuk ka qenë as për për vizitë në ZOLL”, ka thënë Kastrati në T7.

Tutje theksoi se si përgjegjës për operacione ushtarake në ZOLL do ta dinte nëse Kurti do të ishte pjesë e njësive ushtarake.

“Unë kam qenë komandant dhe përgjegjës për operacione luftarake dhe po të ishte unë do ta dija sigurisht. Me uniformë dhe i renditur në struktura ushtarake Albin Kurti nuk ka qenë”, tha Kastrati.


MË SHUME NGA Lajme