Gjilani do të luajë ndeshje miqësore me Kosovën
BKT
Sport

Gjilani do të luajë ndeshje miqësore me Kosovën

Kosova U-21 edhe zyrtarisht do të luajë ndeshje miqësore me skuadrën e Supërligës së Kosovës, SC Gjilani.

“Dardanët” janë grumbulluar para disa ditëve, ku edhe janë duke bërë përgatitje për ndeshjen e muajit qershor.

Kosova U-21 do të luajë për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Evropian 2021, e kur do të luajë më 8 qershor ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, përpara kësaj ndeshje do të zhvillojë një miqësore me skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi.

Ky takim tanimë është konfirmuar dhe do të zhvillohet të enjten e 3 qershorit.