“Më të fortë së bashku”, ambasada amerikane për stërvitjet me ushtrinë tonë
Ambasada amerikane në Kosovë ka shkruar sot për Forcën e Sigurisë së Kosovës si nikoqire e stërvitjes “Defender Europe 21”, të udhëhequra nga ushtria amerikane.
Ambasada amerikane i ka thurur lavde Forcës të Sigurisë së Kosovës, që gjatë dy javëve mori pjesë në stërvitjet e udhëhequra prej ushtrisë amerikane.
“Gjatë dy javëve të fundit, anëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës morën pjesë në angazhime si pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe, të udhëhequr nga Ushtria Amerikane Defender-Europe 21”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane të postuar në rrjetin social Facebook.
“Kjo është hera e parë që #KSF organizon një stërvitje. Nderime FSK-së për vazhdimin e ndërtimin e gatishmërisë dhe ndërveprimit të tyre përkrah SHBA-së dhe forcave të tjera ushtarake”.
Postimin ambasada e ka përfunduar me “së bashkë më të fortë”.
Stërvitjet e FSK-së sot në Gjakovë i kanë përcjell edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçles.























