Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Rreth një aktiviteti me rastin e ditës së fëmijëve, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt me telefon.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Holanda, artisti, Jeton Muja, do të flas për ekspozitën virtuale në muzeun virtual Bink.
Kurse, Kaltërina Misini, zyrtare për komunikim nga Handikos, do të flas për fushatën "Bëhu mburoja ime".
Laureta Keqekolla, nga koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, flet për ditën e fëmijëve dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.
Me rastin e ditës së fëmijëve, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga kopshti "Ardhmëria".
Ndërkaq, Eroll Salihu, sekretar i FFK-së, në lidhje të drejtpërdrejt flet për ndeshjen e nesërme, Kosovë-San Marino.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























