183 milionë persona kanë shikuar “Eurovision”-in e këtij viti
BKT
Kulturë

183 milionë persona kanë shikuar “Eurovision”-in e këtij viti

Kthimi i “Eurovision Song Contest”, ngjarja më e madhe në botën e muzikës live, u pa nga 183 milionë shikues këtë vit.

Finalja e madhe e edicionit të 65-të të “Eurovision”-it ka pasur 4 për qind më shumë pjesëmarrje të audiencës televizive se “Eurovision”-i i vitit 2019, ka bërë të ditur EBU-ja.

“Eurovision”-i ka pasur edhe një rritje masive të audiencës së re, ku shikueshmëria e natës finale mes moshës 15-24 vjeç shënoi rritje për 7 për qind.

Në internet gjatë javës së “Eurovision”-it 50.6 milionë shikues në 234 vende shikuan në kanalin zyrtar në “YouTube”, me 28% më shumë se në vitin 2019. Moshat 18–34 vjeç përbënin 71% të atyre që shikonin përmbajtje të drejtpërdrejtë.

Po ashtu rritje kanë shënuar të gjitha faqet zyrtare të “Eurovision”-it në të gjitha rrjetet sociale.

Një mesatare prej 4.3 milionë shikuesish shikuan finalen e “Eurovision”-it në Itali, e cila e fitoi këtë garë, ndërsa në vendin nikoqir në Holandë “Eurovision”-i u shikua nga 5.4 milionë njerëz.

Franca u radhit e dyta në garë për herë të parë që nga viti 1991, dha audiencën e saj më të mirë të dekadës së kaluar, me 5.5 milionë shikues, 15% më shumë se në 2019-n.

7.4 milionë shikues shikuan në Mbretërinë e Bashkuar - numri më i lartë që nga 2014-a dhe 6% më shumë se në vitin 2019.

Gjermania vazhdon të ofrojë audiencën më të madhe në të për të njëmbëdhjetin vit radhazi me 7.8 milionë shikues, ose me 3% më shumë se në 2019-n.

Islanda e vendosur në vendin e 4-t edhe një herë kishte pjesën më të madhe të shikimit nga çdo treg me 99,9%.

Finlanda arriti atë në finalen e madhe pas një viti në mungesë në 2019-n dhe dha audiencën e saj më të mirë një rekord me 1.4 milion shikuesish, duke përbërë 81,4% të shikimit të TV-së në Finlandë.

Kujtojmë se “Eurovision”-in këtë vit e ka fituar grupi italian “Maneskin” dhe, siç është tradita, edicioni i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në Itali, për çka edhe Kosova ka shprehur interesim për të marrë pjesë, duke hapur peticion, që i bënë thirrje EBU-së për ta pranuar Kosovën në këtë garë. 


MË SHUME NGA Kulturë