“Coachella” publikon datat për vitin 2022, rikthehet me muzikë live
BKT
Kulturë

“Coachella” publikon datat për vitin 2022, rikthehet me muzikë live

Coachella po kthehet.

Pasi një nga festivalet më të mëdhenj të muzikës në Kaliforni u shty ose anulua shumë herë gjatë gjithë pandemisë COVID-19, datat për rikthimin e tij janë caktuar, shkruan CNN.

Festivali i Muzikës dhe Arteve i Luginës Coachella në Indio do të mbahet nga 15 deri më 17 prill dhe 22 deri më 24 të vitit të ardhshëm, sipas faqes së internetit të Coachellas.

Pasi festivali i prillit 2020 u shty për në tetor të atij viti, ai u anulua nga shqetësimi që qindra mijëra të pranishëm do të përhapnin më tej COVID-19.

Ishte planifikuar gjithashtu për në prill të këtij viti përpara se të anulohej përsëri.

Shitjet paraprake të biletave për festivalin e 2022-ës fillojnë më 4 qershor në 10:00 PT. Të pranishmit e interesuar mund të kenë qasje në shitjen paraprake tani.

Festivali Stagecoach, i cili mbahet gjithashtu në Indio, njoftoi se do të kthehet edhe në pranverën e ardhshme: 29 prill – 1 maj.

Fansat mund të regjistrohen në faqen e internetit të festivalit për t’u njoftuar kur do të ketë shitje paraprake të biletave.

Lista e këngëtarëve për secilin festival nuk janë njoftuar ende.

Lajmi për kthimin e festivaleve të muzikës vjen mes një serie njoftimesh rikthimi: muajin e kaluar, organizatorët prapa Lollapalooza, festivali më i madh i muzikës në Çikago, njoftuan se festivali do të kthehej këtë verë me vaksinat COVID-19 ose testet negative të kërkuara nga të gjithë të pranishmit. 


MË SHUME NGA Kulturë