Kastrati: Mos ik Albin! Zgjidhe problemin me Serbine! Vet e ke lyp kështu!
BKT
Lajme

Kastrati: Mos ik Albin! Zgjidhe problemin me Serbine! Vet e ke lyp kështu!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka reaguar në Facebook pas mbledhjes së Komisionit parlamentar për Integrime Europiane, të udhëhequr nga Besnik Bislimi.

Kastrati thotë se nuk ka marrë përgjigjje nga Bislimi në pyetjet e tij për dialogun me Serbinë.

Përkundrazi, sipas Kastratit, Bislimi ka treguar arrogancë dhe thjesht ia ka kthyer vetëm ‘nuk meriton përgjigjje’.

Kastrati ka kërkuar që kryeministri mos t’iu ikë pyetjeve dhe mos të fshehet nga përgjegjësitë dhe premtimet ashtu siç e ka pasur zakon gjithmonë.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të deputetit dhe politologut, Ardian Kastrati:

“Miq

ky Bislimi sot në Komisionin Parlamentar thoshte " nuk meriton përgjigje". Ky është një zyrtar qeveritar që me arrogancë nuk i përgjigjet atyre ndaj të cilëve ka obligim, pra Komisionit Parlamentar. Ky arsyetohet, sepse është i paartikuluar nê gjuhën shqipe. Përgjigje ky nuk dha për dialog sepse lideri i vet suprem i ka spjeguar: ashtu siç gënjeva shqiptarët për Rambujen ( që solli lirinë), me Ahtisarin (që solli pavarësinë), me bashkimin kombëtar, etj, etj tani radha është ti gënjejmë shqiptarët për njohje ndërsjellë me Serbinë. Në fakt, Albini po kërkon me çdo kusht me zgjeru koalicionin ose me na dërgu në zgjedhje që me ik presionit ndërkombëtar për dialogun. Ky pra që e kallte shtetin për dialog. U shkarravitke nëpër sheshe, vraheshin njerëz të pafajshëm, u thoshte të tjerëve tradhtar tani po ik vet nga kjo përgjegjêsi. Ky ështê akti i radhês i tradhtisë i Kurtit në raport me perëndimin dhe elektoratin. Tani që ky i ka 50% të votave kush e pengon ta kryej vet marrëveshjen me Serbinë? Ti kryej të gjitha premtimet vet. E pengon vetja sepse nuk ja mban as koka as shpatullat për projekte të mëdha. Mirëpo për dallim prej tij ne si themi "ik Albin". Ne i themi mos ik Albin, sikur atë ditë që ike nga Veriu. Rri te veni e merre përgjegjësinë që ta kanë dhënë votuesit.Mos kërko zgjerim koalicionit e as zgjedhje të reja. Dil me gjoks përpara e mos u fsheh si struc.

Ndërsa miq, një djalit të ri nga Vv aty në komision i thashë " pije një paracatemol" sepse i shkreti nuk e kuptonte për çfarë po flas e më ndërprente si fëmijët në kopsht”.

 


MË SHUME NGA Lajme