17:25 / 02.06.2021
Interi dhe Arsenali përballen muajin e ardhshëm në Florida
Interi dhe Arsenali do të marrin pjesë në turneun miqësor të Kupës Florida 2021 në Orlando muajin e ardhshëm.
Evertoni dhe Millonarios do të jenë gjithashtu pjesë e kësaj gare.
Lajmi u konfirmuar nga klubet sot dhe ndeshjet do të luhen nga 25 deri më 28 korrik në stadiumin “Camping World” me kapacitet prej 65 mijë ulëseve.
Interi do të përballet me Arsenalin më 25 korrik, në të njëjtën ditë kur Everton luan me klubin kolumbian Millonarios.
Fituesit më pas do të takohen të mërkurën 28 korrik për trofeun, me palët humbëse që sfidojnë për një medalje bronzi të njëjtën ditë.























