#SYNERGY - Ndërtimi i kapaciteteve të industrisë së muzikës në Ballkan
BKT
Kulturë

#SYNERGY - Ndërtimi i kapaciteteve të industrisë së muzikës në Ballkan

Projekti #Sinergji: Ndërtimi i kapaciteteve të industrisë së muzikës klasike në Ballkanin Perëndimor, mbështetur nga programi Creative Europe i Komisionit Evropian, në tre vitet e ardhshme do të mbledhë festivalet më të rëndësishme të muzikës artistike me qëllim të mprehjes së aftësive dhe rritjes së kapacitetit të industrisë së muzikës klasike në këtë pjesë të Evropës.

Ditët e Muzikës Malazeze të KotorArt Don Branko si drejtues i projektit, së bashku me Festivalet e Qendrës së Beogradit (BELEF dhe BEMUS), Festivalin Veror të Dubrovnikut, Festivalin e Lubjanës, Vox Baroque nga Shqipëria dhe Kosovo Chopin Association nga
Kosova do të krijojnë mundësi të reja për kompozitorët dhe muzikantët për të
lansuar punën e tyre përtej kufinjve.


“Ne jemi të nderuar dhe ndjehemi të privilegjuar që Kosovo Chopin Association dhe
Chopin PianoFEST Prishtina janë pjesë e projektit të përbashkët Evropian
#SYNERGY së bashku me të gjithë festivalet më të spikatura në rajon. Ju
përshëndes të gjithëve dhe shpreh kënaqësinë time të madhe që do të ndajmë këtë
rrugëtim dhe bashkëpunim që shpresojmë ta zhvillojmë me kalimin e viteve. Ne jemi
mirënjohës për besimin e dhënë. Edicioni i 11-të i festivalit Chopin PianoFEST po
zhvillohet aktualisht në Prishtinë me dhjetëra artistë nga e gjithë bota. Duke njohur
dhe respektuar njëri-tjetrin përmes muzikës dhe qëllimeve të përbashkëta, jam e
bindur që ne do të krijojmë marrëdhënie afatgjata bashkëpunimi dhe mirëkuptimi”,
tha kryetarja e Kosovo Chopin Associatio, prof. Lejla Pula.
Qasja e projektit përfshin metoda të ndryshme të ndërtimit të kapaciteteve, forcimin
e bashkëpunimit dhe ndarjen e njohurive në nivelin rajonal dhe evropian.
#SYNERGY do të bashkojë 12 kompozitorë, mbi 50 muzikantë dhe menaxherë të
rinj në kulturë, do të organizojë 6 seminare për profesionistët e kulturës dhe 12
rezidenca për kompozitorët e rinj.
“Ne jemi të kënaqur që Komisioni Evropian ka njohur rëndësinë e iniciativës së
Ditëve të Muzikës së Don Branko për të forcuar bashkëpunimin në nivel
ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohë të paraqesë trashëgiminë lokale dhe artistët
dhe kështu të kontribuojë në zhvillimin e skenës muzikore artistike në këtë pjesë të
Evropës. Si drejtues të këtij projekti tre-vjeçar të bashkëpunimit Evropian, ne i
mirëpresim të gjithë pjesëmarrësit, i cili do të sjellë së bashku muzikantë nga kultura
të ndryshme, inkurajon komunikimin dhe shkëmbimin artistik, dhe kështu krijon një
lidhje më të madhe dhe më të fortë midis njerëzve’, tha themeluesi dhe drejtori i
KotorArt - Ditët e Muzikës së Don Brankos, Ratimir Martinoviç.

Pjesa e parë ë aktiviteteve, Muzika Klasike: Pas skenës, përbëhet nga punëtori me
analiza gjithëpërfshirëse të prodhimit të muzikës klasike, dhe fund do të kompilohet
Librin Udhëzues i prodhimit të muzikës Klasike, i cili do të shpërndahet dhe
promovohet në të gjithë rajonin dhe Evropën. Muzika Klasike: Si Bëhet, është një
grup aktivitetesh me rezidencë për kompozitorët në të gjitha vendet e projektit. Më
në fund, brenda aktiviteteve të quajtura Muzikë Klasike: Në skenë, veprat e reja do të
promovohen dhe interpretohen në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor nga
muzikantë të shumtë në zhvillim.
Si finale e madhe e projektit, një turne në festival është planifikuar të paraqesë
kompozitorë, kompozime të reja dhe muzikantë të rinj gjatë festivaleve verore në të
gjithë Ballkanin Perëndimor.
Për më shumë informacione për projektin #SYNERGY, ju lutemi kontaktoni
organizatën partnere të projektit nga vendi juaj, ose vizitoni faqen e internetit të
projektit.


MË SHUME NGA Kulturë