13:36 / 03.06.2021
Delegacioni nga Austria takon deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme
Një delegacion nga Parlamenti i Austrisë po zhvillon sot një takim me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, ndërkohë është bërë e ditur se nuk do të mbahet konferencë për media.
Paraditen e së enjtes, delegacioni nga Parlamenti i Austrisë është pritur në takim edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Delegacioni nga Austria, të cilit i prinin deputetët nga Partia Popullore e Austrisë, Martin Engelberg dhe Carmen Jeitler-Cincelli, njëherësh kryetare e Grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë.

























