Ja kush e ndan drejtësinë në sfidën Kosovë – Maltë
BKT
Sport

Ja kush e ndan drejtësinë në sfidën Kosovë – Maltë

Kombëtarja e Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të ndeshjeve të qershori.

Dardanët do të luajnë kundër Maltës, në Austri në sfidën që nis nga ora 18:00.

Tashmë gjithçka duket gati dhe janë caktuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë.

UEFA i ka besuar arbitrave austriakë. Christopher Jaeger do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Andreas Staudinger dhe Sara Telek, transmeton demokracia.

“Dardanët” ditë më parë mposhtën San Marinon në “Fadil Vokrri” me rezultat 4:1.