17:18 / 06.06.2021
Katër të vdekur dhe një i lënduar në aksidentin në Ferizaj
Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ferizaj –Shtime, në fshatin Koshare.
Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 15:37 dhe aty ishin të përfshira dy automjete civile të udhëtarëve.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin.























