Klinaku, Sveçlës: I paska harruar sjelljet e tij ndaj policisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla reagoi për arrestimin e anëtarit të Kryesisë së OVL të UÇK-së, Faik Fazliu, ku tha se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga, siç i ka quajtur ai, “të fortët”.
E me këtë me deklaratë të ministrit ka ironizuar kryetari në detyrë i OVL-së të UÇK-së, Faton Klinaku, duke thënë se Sveçla i paska harruar "sjelljet bandiste” ndaj policisë.
“Paska folur edhe ministri i Brendshëm, duke deklaruar se ka kaluar koha e sjelljeve banditeske ndaj policisë. Mirë që ekziston video e aty shihet se kush çfarë ka bërë, dhe është vetëm gjykata ajo që do të sqarojë rrethanat e ngjarjes. Ai i paska harruar sjelljet e tij banditeske që shumë herë i ka pasur ndaj policisë”, thuhet në deklaratën e Klinakut.























