Prokuroria ngrit 41 aktakuza brenda 24 orëve të fundit

Prokuroria ngrit 41 aktakuza brenda 24 orëve të fundit

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 41 aktakuza kundër 58 personave.

Bazuar në raportin e Prokurorit të Shtetit, aktakuzat janë ngritur ndaj të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë – 16 persona të dyshuar, ndërsa janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit për 8 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Më së shumti aktakuza gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, e cila ka ngriutr 13 aktakuza kundër 17 personave, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. 


MË SHUME NGA Aktuale