Daut Haradinaj prezanton slloganin për Prishtinën
BKT
Lajme

Daut Haradinaj prezanton slloganin për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj ka thënë se është i lumtur me ekipin e dizajnerëve të fushatës, të cilët kanë përgatitur materialet që identifikojnë garën për Kryeqytetin.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka publikuar disa dizajnë me të cilat do të identifikohet Prishtina si shtëpi e të gjithëve. 

 

“Sot jam i lumtur që ekipi i dizajnerëve të fushatës kanë përgatitur disa nga materialet që do t’a identifikojnë garën tonë për fitore. Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë, Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë. Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë”, ka shkruar Haradinaj. 

 

Postimi i plotë:

 

Sot jam i lumtur që ekipi i dizajnerëve të fushatës kanë përgatitur disa nga materialet që do t’a identifikojnë garën tonë për fitore.

Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë

Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë

Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë.

Xhamia, se gjithçka filloi nga aty për ta bërë Prishtinën shtëpi të të gjithëve.

Shumë ngjyra se Prishtina është vend i njerëzve më interesantë me shumë karaktere e veçori që i japin gjallëri jetës.

Për këto e shumë shkaqe të tjera, për ne - #eparaPrishtina, andaj për ta rritë madhështinë e Prishtinës me fitore, na shkoftë #punamarë!

 

 


MË SHUME NGA Lajme