Policia planifikon që kontrollin e trafikut ta bëjë me mjete digjitale
BKT
Lajme

Policia planifikon që kontrollin e trafikut ta bëjë me mjete digjitale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti dhe drejtori i Divizionit të Komunikacionit rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi shpalosin planin për parandalimin e aksidenteve.

Aksidentet me fatalitet kanë bërë që Policia e Kosovës të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme. Me ç’rast konsiderohet e keqe gjendja aktuale në trafik. çka thanë se gjendja aktuale është e keqe.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se gjendja e sigurisë në trafik është e papranueshme dhe mjaftë e keqe.

Mbyllja totale dhe masat ani-Covid po rezultojnë si shkaktar të rritjes së aksidenteve.

Ai derisa i ka përmendur disa nga aktivitetet qe janë duke ndërmarrë ai tha se po kërkojnë ndryshmin e Ligjit për sigurinë në trafik që do bëjë digjitalizimin e trafikut që nënkupton uljen e nivelit të gjobave dhe në uljen e aksidenteve dhe në këtë aspekt Mehmeti deklaroi se janë në proces të blerjes së disa pajisjeve digjitale përfshirë edhe radar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës po ashtu tha se janë duke vepruar me dy operacione me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor Nënkolonel, Jeton Rexhepi tha se numri i rasteve me fatalitet për periudhën janar-7 qershor 2021 është rritur për 35 përqind krahasuar me po këtë periudhë të vitit 2019-të, ndërsa numri i aksidenteve në përgjithësi është rritur për 45 përqind[...]Tek aksidentet me fatalitet prinë mospërshtatja e shpejtësisë.

Rexhepi tha se sipas kësaj analize shkaktarë të aksidenteve me fatalitet 50 përqind të këtij numrit janë shofer të moshës 19-30 vjeç.

Kujtojmë që vetëm gjatë të dielës pesë persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik.


MË SHUME NGA Lajme