15:28 / 08.06.2021
Kurti dhe Minxhozi takohen para Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë e Kosovës, që sipas ambasadorit Minxhozi, është përmirësuar shumë përgjatë dy muajve të Qeverisë Kurti 2.
Kryeministri Kurti shprehu interesimin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe që investimet e jashtme që po bëhen në Shqipëri të vazhdojnë edhe në Kosovë.
Ambasadori Minxhozi dhe kryeministri Kurti biseduan edhe rreth përgatitjeve për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë, të enjten, 10 qershor, e ku do të merr pjesë edhe kryeministri Kurti.























