15 milionë euro i premton Qeveria për luftimn e pandemisë
BKT
Lajme

15 milionë euro i premton Qeveria për luftimn e pandemisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për Marrëveshjen e Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për Covid-19”, që është financim shtesë ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se shtesa kap vlerën prej 15 milionë euro për luftim të pandemisë,raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshja kap vlerën prej 15 milionë eurove dhe vjen si vazhdimësi e marrëveshjes bazë. Mjetet financiare do të destinohen si përgjigje e pandemisë”, tha Murati.


MË SHUME NGA Lajme