Varhelyi: Do të diskutojmë zbatimin e planit ekonomik në rajon
BKT
Lajme

Varhelyi: Do të diskutojmë zbatimin e planit ekonomik në rajon

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tregon se sot në samit diskutohet për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin e Ballkanin Perëndimor.

Në Tiranë ka nisur Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tashmë ka zhvilluar një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Varhelyi ka bërë të ditur se në Samitin e sotëm do të diskutohet për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin e Ballkanin Perëndimor.

Tutje, ai bëri të ditur se takimi i sotëm po i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më 5 korrik.

“Përpara Samitit të Tiranës me liderët e Ballkanit Perëndimor, u takova me Kryeministrin Edi Rama. Ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin, paraqitur nga KE, si dhe të shkojmë përpara për në Samitin e Procesit të Berlinit me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme