Abdixhiku-Kurtit: Po shkoni në dialog tërësisht i papërgatitur
(E plotësuar) Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po shkon në dialogun me Serbinë i papërgatitur.
Ai tha se para takimit të javës së ardhshme të kryeministrit Kurti me presidenti serb, Vuçiq në Bruksel, kreu i ekzekutivit në Kuvend do të duhej të fliste për parimet dhe platformën e dialogut, e jo për të kaluarën.
“Ju po udhëtoni në dialog tërësisht i papërgatitur, para se të flisni me Serbinë, duhet të flisni në këtë Kuvend, me qytetarët e juaj dhe përfaqësuesit e tyre. Ju duhet në parlament të parashtroni në kuvend që së paku i paraqet parimet dhe përkufizimet tuaja në këtë proces të rëndësishëm. Keni pasur tre muaj ditë kohë, por këtë kohë e keni shfrytëzuar për popullzim, por ja që të martën ju me dy këmbë e duar në tavolinë dialoguese”, tha ai.
Në seancën e sotme plenare, ku po diskutohet për dialogun, Abdixhiku ia paraqiti Kurtit edhe pozicionin e partisë së tij për këtë proces.
“Parimi i parë është mbi pozicionin e Kosovës për këtë dialog, saktësisht që ky dialog mos të bëhet për Kosovën, por të bëhet mbi bazën e dy shteteve të barabarta dhe sovrane dhe këtu vendimi i GJND-së është aduti kryesor. Parimi i dytë është mbi refuzimin e çfarëdo dialogu që hap organizimin territorial dhe gjeografi të Kosovës. Temat për shkëmbime territoriale as nuk duhet të hapen dhe as më pak të dialogohen. Parimi i tretë që qeveria e tretë duhet të vendos është rreth organizimit tonë kushtetues. Pako e Ahtisarit është kompromisi i fundit i Kosovës çfarëdo tendencë është goditje e Kosovës. Asnjë forme e pushtetit ekzekutivit nuk duhet të pranohet, nuk na duhet ulëse në OKB nuk na duhet nëse jemi një shtet de funksional. Këtë përgjegjësi tashmë e keni ju, çdo marrëveshje që ju e nënshkruani në të ardhmen duhet të ketë filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Parimi i katërt është rreth rezultatit përfundimtar e që është njohja e Kosovës”, shtoi ai.
Abdixhiku kritikoi Kurtin edhe për thyerjen e kauzave të tij për dialogun.
“Kauzat ishin jo të vërteta, ishin për të dhënë në formën më të thjeshtë të mundshme mashtrim. Ndonëse kërkim falja nuk ka ndodhur, dëmet e luftës nuk janë paguar, të zhdukurit e luftës nuk janë gjetur, fondi pensional nuk është kompensuar, e dialogu me serbet e brendshme nuk ka nisur ju të martën shkoni në Bruksel pa asnjë kusht”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku - Kurtit në Kuvend: Mos u frikëso, nuk je më opozitar z.Kurti
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit ka pasur disa pyetje për kreun e Qeverisë, Albin Kurtindi.
Abdixhiku në seancën ku po diskutohet për dialogun, tha se diskutimi para shkuarjes në dialog është praktikë që duhet mbajtur, sepse dialogu kalon nëpër Kuvend, transmeton Express.
“Diskutimi në Kuvend para shkuarjes në dialog është praktikë që duhet mbajtur dhe mirëmbajtur, transparenca në sy të të zgjedhurve të popullit është domosdoshmëri e sidomos dialogu duhet të kalojë nëpër Kuvend”, ka thënë ai.
Abdixhiku tha se Kurti duhet të flet për atë se çka do të bëjë, e jo atë se çka kanë bërë të tjerët për çështjen e dialogut.
“Kryeministri duhet të raportojë mbi raundin e ri dialogues, ku ai këtë të marte është pjesë. Ky çfarë do të bëjë, çka ka ndodhur e dijmë, po ky çka do të bëjë. Nuk je më opozitar z.Kurti, je njeriu që i ke krejt, trego çka do të bësh, nga 25 minuta fjalim, 24 i pate për të shkuarën, vetëm një atë se çka do të bësh. Përgjigjësia juaj është morali, për qëndrimet që i keni pas dikur e që i keni tani, ka një transformim tuaj”, tha Abdixhiku.
“Tash në petkun e ri prej pushtettarit, me siguri ke arritur të kuptosh një gjë ose dy, obligimeve nuk duhet të ju ikësh, mos ki frikë, do të ju gjykoja nëse keni frikë nga ballafaqimi. Po të gjykojmë se ke ndryshuar radikalisht në secilën kauzë”, tha ai.























