Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Me rastin e 12 qershorit, ditën e çlirimit të Kosovës, të ftuar do të jenë, Ridvan Slivova, Fotograf dhe
  Florie Selmani, Kontabiliste.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaji, Lebibe Topalli - drejtoreshë e festivalit “Mural Fest Kosova", do të flas për edicionin e gjashtë.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, në lidhje të drejtpërdrejt do të flas për sezonin turistik në Shqipëri.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme