10:07 / 12.06.2021
Mot me diell, shi dhe vranësira për sot
Në Kosovë sot do të mbajë moti ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.























