​Valdete Daka mban konferencë për media
BKT
Lajme

​Valdete Daka mban konferencë për media

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Në konferencë për medie, Daka do të dalë në orën 11:00.

Të hënën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkarkoi Valdete Daka nga pozita e kryetares së KQZ-së. Për çka ngjalli edhe reagime nga shoqëria civile por edhe së fundmi nga Bashkimi Evropian.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me ligjin e Kosovës dhe të ruhet pavarësia e KQZ-së.

“Për vendimin e Vjosa Osmanit për ta shkarkuar kryetaren e KQZ-së dhe për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me ligjin e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet, në mënyrë që të sigurohet përgatitje profesionale edhe në kohë të zgjedhjeve komunale dhe reformës së legjislacionit zgjedhor”, ka shkruar në Twitter Szunyog.

Ndërsa, Osmani në vend të Dakës ka emëruar Kreshnik Radoniqin.


MË SHUME NGA Lajme