Statistikat dhe notat e lojtarëve nga ndeshja Itali – Zvicër

Statistikat dhe notat e lojtarëve nga ndeshja Itali – Zvicër

Zvicra nuk u tregua aspak rival i fortë për Italinë e Roberto Mancinit pasi kjo e fundit e mposhti atë me rezultat 3-0 në “Olimpico” të mërkurën.

Manule Locatelli me dy gola dhe një nga Ciro Immobile ia dhanë një goditje të rëndë Zvicrës në rrugën për dalje nga faza e grupeve.

Zvicra kishte një posedim të topit pak më të lartë në përqindje se sa Italia me 51 përqind, por Italia ishte shumë më e mirë në goditjet drejt portës me gjithsejtë 13 sosh kundrejt 6 sa i kishte Zvicra.

Lojtari më i vlerësuar nga kjo ndeshje ishte realizuesi i dy golave Manuele Locatelli me notën 8.7.

Xherdan Shaqiri mori notën 5.9 kurse mesfushori Granit Xhaka u vlerësua me notën 6.6.