06:59 / 18.06.2021
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Dizajnerja, Linda Koshi, do të flas për modën, suksesin dhe bashkëpunim përtej Kosovës.
Jerome Granjon , pianist, flet për pianistin francez në skenën e Chopin Piano Fest" dhe për rrugëtimin e festivalit "Chopin Piano Fest".
Në lidhje të drejtpërdrejt, për ekspozitën me fotografi "N'rrugë drejt lirisë", do të flas autori, Isa Jasiqi.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























