Klinaku- kryeprokurorit të Speciales: Ke filluar t’i zgjerosh armiqtë
BKT
Lajme

Klinaku- kryeprokurorit të Speciales: Ke filluar t’i zgjerosh armiqtë

Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, Jack Smith në një dokument të dërguar në adresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake ka listuar argumentet e tij se pse Kadri Veseli duhet të mbetet ende në paraburgim edhe dhe pse sipas tij duhet refuzuar kërkesa e mbrojtjes në liri.

Smith në argumentet e tij ka përmendur edhe deklaratën e ushtruesit të detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, se do të publikojë përsëri dokumente të Gjykatës Speciale në rast se i bien në dorë.

Këto deklarata të Klinakut bashkë me fushatën ‘Liria ka emër, UÇK’, janë dy prej argumenteve të shumta që Smith ka listuar,e që sipas tij rrisin rrezikun në rast të lirimit të Veselit nga paraburgimi.

Por kësaj deklaratë së fundi i është përgjigjur vetë Klinaku. Përmes një publikimi në Facebook, ai tha se nuk mund të mbyllim gojën dhe se “Liria ka emër UÇK, e krimi ka emrin Serbi”.

Postimi i plotë:

Prokurori Smith i “dhomave të specializuara” në Hagë,  ka filluar tani t’i zgjerojë armiqtë. Në rastin e z.Veseli, përveç që merret me mua, merret edhe me fushatën “Liria ka emër UÇK”.

E valla nuk kemi çfarë t’i bëjmë, sepse gojën nuk mund ta mbyllim dhe Liria ka emrin UÇK e krimi ka emrin Serbi.


MË SHUME NGA Lajme