Mediat ukrainase e prezantojnë pozitivisht dokumentarin `VIRUSSIA`
Ditë më parë televizioni publik i Kosovës (RTK) ka shfaqur dokumentarin “VIRUSSIA”, i cili shfaq ndërhyrjet dhe mizoritë e Federatës Ruse në Ballkanin Perëndimor.
Mirëpo, transmetimi i këtij dokumentari nuk i ka pëlqyer ambasadorit rus në Serbi, Aleksandar Botsan-Kharchenko i cili me anë të një reagimi jodiplomatikka thënë se “VIRUSSIA” është “plotësisht i rremë”.
I pyetur lidhur me ndikimin malinj rus në Ballkan, diplomati rus iu ka shmangur përgjigjes, duke thënë se “nuk reagojmë sepse pot ë reagonim, ne do të harronim për bashkëpunimin real dhe në disa projekte dhe disa veprimtari në të cilat ne duhet të punojmë".
Pas këtij reagimi të ambasadorit Botsan-Kharchenko, mediet ukrainase përmbajtjen e këtij dokumentari e kanë prezantuar si pozitive për krimet ruse të bëra në Ballkan.
Media Gazeta me anë të një shkrimi me titull “Shfaqen krimet ruse në Ballkan”, tregon në detaje përmbajtjen e dokumentarit.
"Pjesa e parë e përshkruan Vladimir Putinin si një ish oficer të KGB-së që ka qeverisur Rusinë në mënyrë autoritare për më shumë se 20 vjet dhe në veçanti destabilizues i Ballkanit. Dokumentari gjithashtu tregon se si rusët morën pjesë si vullnetarë në krimet gjatë luftërave në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë", shkruan media ukrainase.
Dokumentari me emër “VIRUSSIA” përbëhet nga katër pjesë: siguria, propaganda, diplomacia dhe roli i Kishës Ortodokse.
Projekti është realizuar me partneritet të medieve të tjera ballkanike si dhe instituteve të veçanta që merren me studimin e ndikimit rus.
Ky dokumentar, si rrallë herë, ka arritur që t’i përfshijë brenda shqiptarë, serbë, boshnjakë, malazezë e maqedonas. Politikanë, studiues, ish-pjesëtarë të inteligjencës e gazetarë flasin për pothuajse njëzëri për pasojat që ka shkaktuar ndër vite Rusia në rajon dhe më gjerë.























