Covid-19 në Maqedoni, vetëm tetë raste të reja

Covid-19 në Maqedoni, vetëm tetë raste të reja

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orët e fundit janë kryer 3265 teste prej të cilave vetëm 8 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas njoftimit, rastet e reja me Covid-19 janë në: Shkup-3, Strumicë-2, Kumanovë-1, Veles-1 dhe Kërçovë-1. 

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë edhe për 72 pacientë të shëruar, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.