Sulmohen anije tregtare në Detin e Zi
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulmohen anije tregtare në Detin e Zi

Luan Qorraj / RTK

Kryeministri i Rumanisë, Luka Nikullesku, ka thënë se gjatë dy ditëve të kaluara tri anije tregtare në Detin e Zi janë goditur nga fluturake pa pilot përderisa u bë e ditur edhe se Rumania do të kërkojë ndihmë ushtarake nga aleatët.

Kryeministri rumun, Luca Niculescu ka thënë se gjatë së premtës dhe së shtunës, tri anije tregëtare të cilat gjindeshin në afërsinë e kanalit Surina, në Detin e Zi, janë goditur nga fluturake pa pilot.

 Ai shtoi edhe se dy prej anijeve të sulmuara, evia petrol V, dhe Marsol 4 u sulmuan kur ishin vetëm 7 apo 8 kilometra largë kanalit Sulina, brenda ujërave territoriale të Rumanisë. Edhe pse zyrtarët Rumun, nuk fajësuan Rusinë për këto sulme, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ata thanë se sulmet reflektojnë çrregullimin e mëtejmë të situatës së sigurisë si pasojë e agresionit të pandalur Rus ndaj UKraines.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Rumanisë Radu Oprea ka bërë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të takohet me homologët e tij nga vendet tjera të NATO-s dhe se do të kërkon ndihmë ushtarake nga partnerët, përfshirë mjete për luftë kundër fluturakeve pa pilot dhe patrolla ajrore të aeroplanëve të specializuar për mbikqyrje.

Sulmet e fundjavës, janë vetëm sulmet e fundit në serinë e incidenteve të ngjashme në Detin e zi ku, me javë, fluturake pa pilot sulmojnë anije tregëtare në afërsinë e brigjeve rumune apo bullgare.

Sulmet kanë nxitur zyrtarët e dy vendeve si dhe një numër të diplomatëve të fillojnë të kërkojnë përgjigje më të fuqishme ndaj incidenteve të ngjashme në të ardhmen.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota