Vonesat në aeroporte, pas rifillimit të fluturimeve në SHBA
BKT
Rajoni dhe Bota

Vonesat në aeroporte, pas rifillimit të fluturimeve në SHBA

A.BRTKLive

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka njoftuar se është hequr ndalesa mbarëkombëtare e fluturimeve në SHBA, e vendosur pas një defekti që kishte ndalur të gjitha fluturimet.

Duffy tha se do të duhet kohë që trafiku ajror të kthehet në normalitet, ndërsa shumë pasagjerë vazhdojnë të mbeten të bllokuar në aeroporte.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, bëri të ditur se ndërprerja u shkaktua nga një problem në telekomunikacion, duke theksuar se nuk ka asnjë dëshmi se bëhet fjalë për sulm kibernetik.

Zyrtarët ia kanë atribuuar problemin sistemeve të vjetruara, duke paralajmëruar se situata të ngjashme mund të përsëriten pa një rishikim të plotë të tyre.

Ndërprerja nisi rreth orës 21:00 GMT të së premtes dhe zgjati rreth katër orë. Ky ishte ndalimi më i madh i fluturimeve në SHBA që nga ai i vendosur pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, raportonn BBC.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota