Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Atletja, Nebahate Maqastena, do të flas për pasionin për vrapim dhe për sportin dhe shëndetin.

Për projektin "“Nën-Përfaqësimi i Grave Në Media", do të flasin menaxheret e këtij projekti, Dhurata Prokshi dhe Arta Berisha.

Kurse në lidhje të drejtpërdrejt, për javën e albanologjisë do të flas, Hysen Matoshi, drejtor  i Institutit Albanologjik.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.