S’ka më dyshime, Amir Abrashi prezantohet te skuadra e re
BKT
Sport

S’ka më dyshime, Amir Abrashi prezantohet te skuadra e re

Amir Abrashi është lojtari më i ri i Grasshoper. Ka qenë vetë klubi  zviceran që ka njoftuar firmën me mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Abrashi rikthehet kështu te Grasshoper, aty ku shpërtheu para 11 viteve. 31 vjeçari kaloi 5 sezone me zviceranët para se të transferohej në Gjermani tek Freiburgu.

Abrashi kalon te Grasshoperi si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Freiburgun dhe ka firmosur për dy vite.

“Gjithmonë kam dashur të rikthehet te Grasshoperi dhe tani ishte koha e duhur për ta bërë këtë. Mezi po pres të rikthehem në shtëpi”, tha Abrashi në fjalët e para pas zyrtarizimit.