Macron edhe me 2019 kishte planifikuar të organizohej një samit në Paris
BKT
Lajme

Macron edhe me 2019 kishte planifikuar të organizohej një samit në Paris

Më 1 korrik të vitit 2019, presidenti francez Emmanuel Macron kishte planifikuar mbajtjen e një samiti në Paris me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, mirëpo ai kishte dështuar, pasi palët nuk kishin lëvizuar nga qëndrimet e tyre

Aso kohe Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Hardinaj kishte vendosur tarifën 100% ndaj produkteve serbe, dhe Presidenti serb Aleksandar Vucic, kërkonte heqjen e tarifës gjë e cila nuk pranohej nga qeveria e atërhershme e Kosovës.

Në anën tjetër në Samitin e Berlinit më 29 prill të vitit 2019 Gjermania dhe Franca i kërkuan kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinajt suspendimin e taksës, ndërsa kryeministrit Aleksander Vucic pushimin e fushatës kundër Kosovës, në mënyrë që të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi, gjë e cila nuk pranohej nga asnjëra palë.

Qëllimi i Gjermanisë dhe Francës ishte rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi, i cili është bllokuar që nga nëntori i vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 % për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Lexo edhe Cili është qëndrimi i Macronit për dialogun Kosovë – Serbi

Haradinaj ka refuzuar kërkesat e njëpasnjëshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian për suspendimin e taksës, duke këmbëngulur se ajo mund të hiqet vetëm pasi që Serbia ta njohë Kosovën.

Kujtojmë, që Kurti do të pritet sot në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në orën 19:30.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve europiane. Gjithashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai fitoi zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër./gazetametro.net


MË SHUME NGA Lajme