Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për fitoren në garën "Sfida e dizajnit 2021", do të jenë të ftuar, Miftar Gashi, mësimdhënës “Jeta e re “Suharekë dhe dy nxënës të kësaj shkolle.

Medina Braha, drejtoreshë e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes  dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës, flet për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së verës.

Arben Lila, nga Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC)

Në lidhje të drejtpërdrejt, do të flitet për turizmin në bjeshkët e nemuna dhe për projektin 'Zhvillimi i eko turizmit në bjeshkët e nemuna'.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme