Ademi dhe Duka të pranishëm në ndeshjen Francë-Zvicër
BKT
Sport

Ademi dhe Duka të pranishëm në ndeshjen Francë-Zvicër

Nga ora 21:00 ka nisur ndeshja tjetër e Euro 2020 ndërmjet Francës dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikim në fazën çerekfinale.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi bashkë me homologun e tij nga Shqipëria dhe njëherësh anëtarin e KE të UEFA-s, Armand Duka, janë duke e ndjekur nga afër këtë sfidë, e cila zhvillohet në stadiumin “National Arena" në Bukuresht të Rumanisë.